Ulen temperaturat, reshje shiu sot e shkarkime rrufesh

                           Zhvillimi i ciklonit Rea nga Mesdheu dhe Italia veriore, ditën e martë sjell ndryshim të situatës meteorologjike mbi vend, ku nga orët e mëngjesit paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima mbi Dukagjin, e gjatë ditës edhe nga pjesë qendrore e lindore të vendit, ku lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme të Temperaturat maksimale pësojnë rënie, e luhaten ndërmjet 26C e 28C, ndërsa ato minimale në mëngjes luhaten ndërmjet 16C e 19C, njofton Prishtina Weather.Shtrëngata më të ashpra frontale sonte gjatë natës pritet të prekin pjesët bregdetare në rajon që nga Dalmacia, Mali i Zi dhe Shqipëria, nga edhe mund të priten përmbytje të shpejta apo edhe rrëshqitje dheu.Nga dita e mërkurë në përgjithësi parashihet të mbajë mot i mirë, me intervale me diell por edhe vranësira, ku orëve të pasdites, me zhvillime të vranësirave mund të paraqiten kushte edhe për riga lokale shiu. Temperaturat luhaten ndërmjet 25C e 27C, e ditën e shtunë lokalisht rriten edhe deri në 29C.