Ulja e pagave, Këshilli Gjyqësor thërret mbledhje të jashtëzakonshme 

                     Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme, kjo pas kthimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelin e mëparshëm.Sipas njoftimit të KGJK-së, kjo mbledhje do të mbahet për të diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve. Mbledhja do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të jetë e mbyllur. “Diskutim lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve (e mbyllur)”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për paga në sektorin publik.Me këtë projektligj Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.Kryeministri Kurti, ka thënë se me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, shkruan Reporteri.net. Njohës të zhvillimeve juridike, kanë thënë se ky vendim është skandaloz dhe shkatërron sistemin e drejtësisë si dhe legalizon korrupsionin. /Reporteri.net