Unë besoj se Kosova është përgatitur herët për dialogun me Serbinë, që nga lufta çlirimtare e viteve 1997-1999

0

               Ruzhdi  Gashi avokat, se sa është Kosova e përgatitur për takimin e  Vashingtonit dhe ai i duhet unitet i plotë? Shkruan;-“ Kosova është gjithmonë e përgatitur dhe unike kur është fjala për luftën me Serbinë.

Unë besoj se Kosova është përgatitur herët për dialogun me Serbinë, që nga lufta çlirimtare e viteve 1997-1999 dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.  Por edhe më vonë. Kosova e ka lehtë ku është SHBA.

Përndryshe, nëse Kosova nuk do të ishte e përgatitur në rrethanat e mëparshme, tani, kjo përbërje që po shkon në VVashington, nuk e di se çka kishte me thënë.

Delegacioni i Kosovës në krye me Kryeministrin Hoti, është vetëm një administrator që, në Washington do të thotë vetëm atë që paraardhësit e tij, veprimet sakrifikuese të UÇK dhe popullit të Kosovës veq e kanë përgatitur dhe kanë vendosur më herët.

Kosova besoj se ka unitet edhe në Washington, ashtu siç kishte në Rambuje dhe Vjenë, ani pse një pjesë, opozita nuk është pjesë e delegacionit.

Kosova është gjithmonë e përgatitur dhe unike kur është fjala me luftën me Serbinë.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *