Unë mendojë që PDK-ja asesi nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë Hoti
Pranverim Berisha kuvendarë i KK të Prizrenit lidhur me ate se a duhet PDK-ja të jetë në qeverinë Hoti ai pohon:- “Unë mendojë që PDK-ja asesi nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë Hoti, por Partia Demokratike e Kosovës duhet të jap kontributin e saj nga këndi opozitar.
Vendi është në një pozitë shumë të vështirë ku kërkohet që të bëhen bashkë pozitë e opozitë për interesin e shtetit të Kosovës për temat nacionale, prandaj në këtë kuptim uniteti i spektrit politik është më se i domosdoshëm sepse bëhet fjalë për ekzistencën e shtetit të Kosovës.
Kosova ka para vetes një sërë etapash për të kapëcyer në shumë aspekte, në menaxhimin e situatës me Pandeminë, në dialogun me Serbinë, pastaj në proceset e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, forcimi i shtetit të Kosovës në rrafshin ekonomik si dhe forcimi i pozitës dhe inazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Prandaj. krejtë këto tema të interesit nacional. por edhe kombëtar për tu arritur me sukses duhet që të kemi pozitë e opozitë të bashkuar si një qeverisje unikale. Vetëm kështu mbrohet vendi, vlerat dhe të arrituarat shekullore të popullit dhe shtetit të Kosovës që me gjasë kanë rëndësinë jetike pikërisht nën qeverisjen Hoti./qendrapress.com/