“Unë prej këtu nuk dal” – minatori refuzon të shkojnë në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore

                   Në ditën e katërt të grevës së tyre, minatorëve të Trepçës, u është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Siç ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, disa prej tyre janë transportuar në Emergjencë.Një nga ta pavarësisht gjendjes së përkeqësuar shëndetësore refuzon të dërgohet për trajtim. “Unë prej këtu nuk dal”, dëgjohet duke thënë ai, përkundër kërkesës së mjekëve që të dërgohet për trajtim.Minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë që nga e marta.Sindikata ka bërë të ditur se kërkesat e minatorëve janë realizimi pagës mujore me kohë  shkarkimi i menaxhmentit – respektivisht kryeshefit si dhe sigurimi e kushtet e punës. /Reporteri.net/