Ura e Rogovës drejt përfundimit, Durmishi: Më në fund po bëhet realitet kërkesa e banorëve
Ura e Rogovës është drejt përfundimit. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, i cili ka publikuar dhe një video të punimeve që po bëhen për përfundimin e kësaj ure.
Durmishi ka thënë se projekti, i cili ka një buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore e banorëve të Hasit dhe zonave përreth dhe se tashmë kjo po bëhet realitet.