Urimi i LDK-së në Prizren për festën e Fitër Bajramit
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka uruar Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.“Dega e LDK-së në Prizren, uron përzemërsisht Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, e cila vije pas një sakrifice njëmujore me agjërim për Zotin”, thuhet në urim.“Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke treguar solidaritet, afërsi e dashuri për njëri tjetrin, ne jemi edhe më afër Zotit”.“Festat si kjo e Fitër Bajramit na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat familjes, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë, prandaj lutemi që gjithë familjet ti kenë të mbushura tryezat për ta festuar përmbushjen e sakrificës mujore të përmbajtjes dhe kalitjes në besim për krijuesin e botës”.“Urojmë që ky muaj i Ramazanit ta ketë përmbushur misionin e tij dhe Zoti të ua pranoj agjërimin dhe lutjet të gjithë besimtarëve. Me fat Fitër Bajrami