Urojmë të mos bëhen eksperimente me Kosovën- Shkruan ;Mërgim Hasi
Republika e Kosovës deri në luftën e UÇK-së. ka pasur një histori në vete përplotë krajata të mëdha, Mirëpo, ajo që sot ,e kemi në fokus tashmë janë rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të fundit, ku Kosova tani ka një qeveri me Albin Kurtin ,që në pushtet dihet si erdh me po ato fyerje e sharje që i bënte ndaj Kosovës Rusia e Serbia. Por këto akuza të këtyre dy shteteve vinin në gjuhën shqipe nga LVV. Tani me të ardhur në qeveri Qeveria Kurti 2, filluan presionet e natyrave të ndryshme. Ne e dimë se kishte përkrahjen Evropiane Kurti, derisa erdhi në qeveri. Po, tani ka bërë një rrugë të gjatë që nga lufta e vitit 1999 Kosova dhe ishte po Kurti ,kur Amerikës i tha jo, se ka harta e ka thika. Por,Kosova e ka një dëshmi të fuqishme, sepse ish Presidenti Thaçi, bashkëpunoi arsyeshëm që Kosova të fitonte me BE, por pikërisht kjo e tradhtoi dhe ai sot, pa asnjë fakt e pa asnjë arsye vazhdon të mbahet në Hagë bashkë me çlirimtarë të tjerë, Por tani BE u ringjallë dhe po na nxjerrë lloj lloj hartash, me adresa të ndryshme. Ne kemi besim ende të SHBA që s do të lanë nën mëshirën e kohës që të luhet me fatin e Kosovës me lloj lloj Konventash si të ; Berlinit, Parisit e ….. Prandaj në këtë kohë të tranzicionit nga mbajtja e paqes në ndërtimin e paqes në shtet ndërtim të Kosovës, vazhdojmë të besojmë në drejtësi dhe demokraci .E si djep i demokracisë ende e dimë se është SHBA. Atje duam të ti nxjerrim tashmë frytet e saj,nga një konflikt që është mbajtur në të kaluarën dhe një Kosovë relativisht jo stabile. Tani duam një stabile dhe ti jepet fund përfundimisht jo stabilitetit. Kosova tashmë kur kishte bërë përparim të dukshëm politik u deshtë të rikthemi tani tek Asosacioni e sdi ku tjetër…..?!!!!!. Republika e Kosovës është njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së . Kosova ka bërë shumë përparim sa i përket konsolidimit të shumicës së institucioneve të saj shtetërore të cilat janë bërë me mundi e besojë të mos fillojë tani shkatërrimi i tyre ne emër të ndryshimeve. Së treti, përparimi është bërë edhe sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës në një Siguri njerëzore në Kosovë, Siç duket dikujt kjo iu deshtë për të pa , dhe kur e panë se shqiptarët dhe të tjerë në Kosovë dinë të bëjnë shtet e sollën në këtë pozicion ku tashmë po duan të rifillon nga zero. Por,unë e di se ky popull do të ri zgjohet shpejt dhe do të jetë prapë shembull se di si bëhet demokracia, Por jo me personat e politikan kontrovers, që ende nuk dihet si erdhëm dhe pse erdhën në krye të Kosovës,Nëse emri i votova të frustruara mendoni se është mbi të gjitha gaboheni ju Evropë , sepse në Kosovë ka një taban atdhetar që dinë mbi të gjitha ta duan Kosovën./qendrapress.com/