Ushtarët e UÇK-së që arrestohen në  Serbi s’janë pa atdhe, Qeveria të reagojë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi. Ajo ka kërkuar që Qeveria në detyrë të tregojë më shumë angazhim për lirimin e ushtarëve të Kosovës që po mbahen në burgjet serbe. “Ka edhe ushtarë të tjerë që mbahen në burgjet e Serbisë. Qeveria në largim duhet të jetë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për t’i përdorur mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre”, deklaroi Çitaku gjatë hyrjes në Kuvend të mërkurën. Ajo gjithashtu kritikoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke thënë se në vend që të merret me “beteja të vogla të brendshme”, duhet të përqendrohet në trajtimin me dinjitet të ushtarëve të ndaluar. “Ata njerëz nuk janë pa atdhe, dhe nuk duhet të trajtohen si të tillë”, ka thënë Çitaku.