Ushtarët italianë të KFOR-it riparojnë gjeneratorin e oksigjenit në Spitalin e Prizrenit
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim azhurnuan gjeneratorin mjekësor të oksigjenit të vendosur në spitalin rajonal të Prizrenit.
Hapësira shëndetësore u shërben mbi 240,000 qytetarëve në një komunë ndër më të goditurat nga pandemia Covid19 dhe impianti i ri do të rrisë në mënyrë të dukshme aftësitë e trajtimit për pacientët me Covid19 falë kapacitetit të tij prej 18 metër kub/orë.
Projekti u financua nga Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe u zbatua nga regjimenti i 5-të i artilerisë “Superga” i Ushtrisë Italiane.
KFOR-i po kontribuon në përgjigjen lokale ndaj Covid19 përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmës nga vendet aleate dhe partnere të NATO-s.