Ushtari i FSK-së lë uniformën, arsye paga dhe shumë parregullsi të tjera 

                   Kumanovë Shala, ka lën uniformën e ushtrisë së FSK-së, për siç ka thënë për shkak të shumë parregullsive dhe mospërkrahja nga shteti.

https://zeri.info/ads/inarticle.html Ai ka treguar se po e lë FSK-në pas 3 viteve shërbimi dhe do të nis një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë.

“Sot me datën 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut… fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Nuk është arsye pse unë kam dhënë dorëheqje që nuk i kom kushtet e mira, shyqyr Zotit kushtet ne shtëpi i kemi mire, por tu pa shume parregullsi qe ndodhin brenda FSK-së dhe shume padrejtësi, e tu dal te rroga qe është tepër e vogël, sigurim s’ka me një mënyrë shteti nuk të përkrah hiq pse je ushtar i FSK-se”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Force dhe Sigurisë së Kosovës javën e kaluar i janë bashkuar 311 rekrutr të rinj, ndërsa çdo vit largohen dhjetra të tjerë dhe emigrimi është një nga arsyet më të shpeshta që të rinjt braktisin ushtrinë. /Zëri