Ushtria Çlirimtare e Kosovës përveçse ka zhvilluar luftë të drejtë, ka respektuar me përpikëri konventat ndërkombëtare për luftën Shkruan /Bashkim Hoxha analist politik

0

    Arrestimet e përfaqësueseve të OVL UÇK, përkatësisht kryetarit Hysni Guncati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, dy njerëz të respektuar të Kosovës, pa ndonjë bazë, aktakuzë apo dyshim për krime lufte, ishte rasti më eklatant i një ngjarjeje që shpërfaqi formën më të keqe të in -kompetencës së gjykatës speciale për t’u marrë vërtet me atë për çfarë është ndërtuar, drejtësinë. Gjykatës në fjalë ndonëse i ka skaduar mandati ajo vazhdon të thërras ish ushtarë të UÇK’së si të dyshuar apo dëshmitarë. E kam thënë dhe herë tjetër “Sui generisët” kur në pyetje është Kosova sikur nuk po kanë të sosur. Pa-precedentshmëritë po shtohen pambarim. Qëndrimet e z. Guncati dhe z.Haradinaj që në daljet e para përpara prokurorisë dhe trupit gjykues, pa ekuivoke qenë qëndrime siç dhe i prisnim, sjellje të dinjitetshme në kuptimin më të mirë të fjalës siç iu ka hije burrave që kanë luftuar për liri, demokraci dhe drejtësi. Në anën tjetër, është e pakuptimtë, e habitshme për më tepër e pabesueshme shfaqja e hapur e animoziteteve prej një numri shkruesish dhe komentuesish në rrjetet sociale. Besoj të gjithë janë të vetëdijshëm, madje dhe vet nxitësit e animoziteteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës përveçse ka zhvilluar luftë të drejtë, ka respektuar me përpikëri konventat ndërkombëtare për luftën. Gjatë luftës në Kosovë nuk ka pasur raste të vrasjeve të civilëve apo dhunimeve të grave serbe … dhe jo vetëm nga ana e UÇK’së në veçanti, por nuk ekziston asnjë rast i ndodhur nga ana e shqiptarëve kundra serbëve në përgjithësi. Hamendësuesit e rrjeteve sociale, jo rrallëherë dhe disa komentues të televizioneve tona… nuk kanë të drejtë kur po përpiqen të shkaktojnë dyshime të panevojshme nëpërmjet debateve konfuze e aspak realiste në s’përputhje me të vërtetën historike të luftës së UÇK’së për liri bërje dhe shtetin e Kosovës. Unë pres që pas mbarimit të procedurave, drejtuesit e OVL-UÇK’së do të lirohen nga një arrestim i padrejtë. Konferencat e shtypit, debatet televizive, mbrojtja e vlerave të vendit tënd … bëjnë pjesë në koloritin e demokracisë mbi të cilat janë ndërtuar SHBA-të dhe vet BE-ja/qendrapress.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *