Vaksinimi kundër gripit redukton komplikimit dhe vdekshmërinë e shkaktuar nga gripi.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë, Familje (QKMF) në kryeqytet nga 9 tetori kur edhe ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, janë vaksinuar rreth 4 mijë persona, ka konfirmuar për Ekonomia Online, Xhevrije Canolli shefe e Njësisë së Vaksinimit.
Madje tha se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë vaksinuar edhe nga ekipet mobile, duke sqaruar se ky proces po vazhdon edhe në 13 Qendra të tjera.
“Siç jeni njoftuar edhe ju më herët procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal ka filluar në javën e kaluar më datën 9 tetor që nga ajo datë e deri me sot janë vaksinuar rreth 4 mijë qytetarë po ashtu edhe nga ekipi mobil janë vaksinuar një numër i konsiderueshme i qytetarëve që për arsye shëndetësore nuk mund të vijnë në Qendër të Mjekësisë Familjare”.
“Këtë vit sikurse edhe vitin e kaluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal është organizuar përveç në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare edhe në 13 qendra tjera të Mjekësisë Familjare duke përfshirë këtu edhe qendrën e re në lagjen Vetrnik pra procesi i vaksinimi është krejtësisht i arritshëm nga qytetarët meqenëse mund ta marrin këtë shërbim varësisht nga vendi ku banojnë varësisht nga adresa në qendrën më të afërt ku ka njësi të vaksinimit”.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën në mënyrë që të parandalohet dhe mbrohen nga sëmundjet infektive.
“Meqenëse jemi në sezonin e gripit ku rastet me grip fillojnë të rriten kisha ftuar qytetarët të vaksinohen pasi qe kjo është koha më e mirë për të vaksinuar muaji shtator dhe tetor dhe vaksinimi mbetet mënyra më e mire dhe më efektive në parandalimin dhe mbrojtjen nga sëmundjet infektive. Vaksinimi mbron vetë personin që imunizohet dhe njëkohësisht ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit në komunitet”.
Tutje Canolli tregoi se cilët persona mund të marrin vaksinën, duke filluar nga personat mbi moshën 65 vjeçare, gratë shtatzëna e fëmijët nëse rekomandohet nga mjeku, raporton EO.
“Vaksinimi kundër gripit rekomandohet sidomos grupeve me rrezik të lartë sidomos grupeve në rrezik të lartë siç janë personat e moshuar mbi 65 vjet personat me sëmundje kronike grave, shtatzënë fëmijëve nën 5 vjeç personelit shëndetësor ndërsa nuk rekomandohet në rastet e alergjisë në ndonjë komponent vaksinës në raste të sëmundjeve akute me temperaturë të lartë të fëmijët e vegjël nën 6 muaj është me rëndësi të madhe qe duhet ta cekim se në mesin e personave të moshuar vaksinimi kundër gripit redukton komplikimit dhe vdekshmërinë e shkaktuar nga gripi”.