Vaksinimi masiv i popullatës I cili në Kosovë për fat të keq nuk do të fillon edhe disa muaj- Shkruan;Dr,Xhevat Elezkurtaj drejtor i QKMF-së, në Prizren
Kosova po përjeton momente mjaftë të vështira si pasojë e numrit enorm me raste Covid. Gadi po thuaj çdo shtëpi e ka ose e ka pasur ndonjë të sëmur të prekur nga ky virus. Nëse vazhdohet me ketë trend korridoret e spitaleve do na shërbejnë si dhoma për tretmanin e kësaj patologjike. Lakorja e rasteve është e rritur ,statistikat flasin për numra që të trishtojnë .Institucionet shëndetësore kanë dështuar në prevenimin në dy drejtime: Vakasinimi masiv i vonshëm i popullatës mos izolimi i rasteve pozitive. Tani më duhet të merremi me sanimin e gjendjes e jo me rifillimin e politikave epidemiologjike monotone dhe të pa dëgjueshme nga ana e popullatës. Ekzistojnë një mënyrë për të dalë nga ky kaos: ▪Vaksinimi masiv i popullatës I cili në Kosovë për fat të keq nuk do të fillon edhe disa muaj .QKMF është furnizuar vetëm me1270 vaksina Astra -zenica te cilët janë të pamjaftueshme as për personelin shëndetësor( në Prizren janë evidentuar 1345 si personel shëndetësor). Sa do të presin të smuaurit kronik,pleqtë dhe kategoritë tjera te rrezikuara një zot e din. Ne po i hymë në hak atyre.. Metoda më e lire,me e mire dhe më e sigurt për tu mbrojtur nga Covidi është vaksinimi. Me miliona njerëz janë vaksinuar me vaksinën Astra zenica me efekte anësore shume të rralla të cilat mundë ti jep çdo vaksine. Imuniteti mundë te fitohet ose duke u vaksinuar ose duke u sëmur. Ne ju preferojmë të parën./qendrapress.com/