Valbon Krasniqi përzgjidhet drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës
Valbon Krasniqi ka dalë fitues në garën për drejtor të përgjithshëm të ShSKUK. Ai është zyrtarizuar sot në këtë pozitë nga Komisioni vlerësues i kryesuar nga kryetari i Bordit Drejtues të këtij institucioni, Dr. Xhevat Jakup, shkruan Reporteri.net.“Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi, ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.Krasniqi është zgjedhur në këtë detyrë me 91.2 pikë nga testi dhe intervista.
Kandidati tjetër Basri Lenjani është renditur i dyti me 75.6 pikë.Në këtë garë kanë qenë edhe Gani Halilaj, i cili nuk ka marr pjesë në test dhe intervistë, ndërsa nga konkursi janë tërhequr kandidatët Saudin Maliqi dhe Driton Ukmata.