Valentina Bunjaku-Rexhepi e LDK-së: Me Qeverinë Kurti nuk përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se se dialogu për njohje reciproke është kthyer në dialog teknik dhe nuk ka ndonjë hap konkret në këtë proces.Sipas saj, Qeveria nuk pritet që të përmbyllet tema e dialogut Kosovë-Serbi.“Prej dialogut që ka qenë në fazën e fundit për njohje reciproke është kthyer në dialog teknik dhe nuk po shohim ndonjë hap konkret karshi dialogut Kosovë-Serbi”, ka deklaruar ajo për ekonomiaonline.“Me këtë Qeveri nuk kam shpresë se do ta përmbyllë temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sepse është kthyer në dialog teknik dhe atakimet nuk po bëhen të nivelit të lartë dhe nuk pres ndonjë zhvillim në dialogun Kosovë-Serbi”, ka pohuar ajo.