“Valës” i humbin valët

Së fundmi, disa qytetarë kanë raportuar se po kanë probleme për të shfrytëzuar internetin 3G dhe 4G të operatorit “Vala”.Lidhur me këtë, zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, e ka pranuar se operatori “Vala” sot ka pasur disa probleme me një platformë, që ka afektuar shërbimet e internetit.Lepaja tha se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin teksa thekson se së shpejti do të tejkalohet. “Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare, janë duke u marrë me problemin i dhe shpejt do të tejkalohet”, tha Lepaja për KALLXO.com. Ai u shpreh se problemi nuk ka qenë i përgjithshëm, pra nuk është afektuar pjesa e thirrjev mirëpo vetëm interneti 3g/4g.Ai shtoi se brenda 30 minutave pritet që problemi të evitohet.