VALLË Ç’DO BËHET ME FËMIJËT TANË, DUHET FILLOJNË MËSIMIN OSE JO? – Shkruan; Lule Alidema, psikologe klinike

0

Situata pandemike në të cilën ndodhemi preku gati secilin nga ne për një aspekt! Tashmë duken qartë dëmtimet ku e si, që përveç anës psikologjike, ekonomike, është shumë shqetësuese se dëmi më i madh mendoj se po i shkaktohet shtresës më të ndjeshme të shoqërisë tonë nxënësve!

Si dhe çka do të bëhet për ta?

Cila është zgjedhja më e përshtatshme

brenda këtyre kushteve të veprohet?

Vërtetë është situatë e vështirë të gjendet një zgjedhje e përshtatshme.

Poçëse për nxënës përshtatet, athua për mësimdhënës a do të jetë e përshtatshme!

Besoj se institucionet kompetente, po pse jo dhe ne gjithë si shoqëri domosdo duhet të vepruar me maturi, dhe duhet menduar për një zgjidhje sa më të përshtatshme përballë rrethanave egzistuese, sidomos për ciklin e ulët të nxënësve!

Shikuar në aspekt psikologjik kjo ndërprerje me këtë kohëzgjatje do i dëmton dukshëm nxënësit.

Fillimisht humbet shprehia e punës, interesimi për nxënie, përtesë për të vijuar mësimin, ardhje vajtje, zbehje e socializimit, etj, me ç’rast do lind ndjenja e demotivimit, humbje vullnetit etj.

Kjo ndërprerje, ose nëse nuk fillon viti në kohën e zakonshme, dyshoj se sidomos nxënësit e klasave të para, dyta, treta do i dëmtoj shumë!

Fokusi im është te nxënësit e vitit të parë(l) cikli i ulët, viti dytë(ll) dhe tretë(lll).

Them këtë se për çdo aftësi zotërimi si mësim, punë, është një kohë apo fazë maturimi e përshtatshme, po ashtu edhe nëse fillohet mësimi online për këto nivele dyshoj se nuk do të ketë efektin e duhur  për nxënie, dhe këto nxënës të po këtij niveli do të pësojnë humbje shumë të mëdha!

Nxënësit e moshave pak më të mëdha ata në vitit të katër, pese e tutje, mund të ju bëhet zgjedhja përmes mësimit online, sepse deri diku  mund ti bëjmë të kuptojnë arësyen e mosvijimit të mësimit të rregullt, por për nxënësit që do të vijonë klasën e parë, dytë, dyshoj se nuk do jetë formë aq efektive mësimi online.

Mësimi online për rrethanat dhe kushtet tona aktuale është deri diku zgjedhje, por nuk më duket zgjedhje aq bindëse për nxënësit e klasave të para, mbase do ta kanë të vështirë në po ato ambiente shtëpie ku kanë lodrat rreth e rrotull të bëjnë një kthesë ndryshe, të futen online të dëgjojnë mësuesin të kanë mundësinë e koncentrimit, vëmendjes, madje pa njohur fare mësuesin!

Edhe pse dijmë kushtet në shkollat tona, brenda atyre kushteve, kuptohet me bashkëpunim mësimdhënës-nxënës-prind duhet munduar gjithësesi për krijimin e mundësisë që mësimi të filloj së paku për këto nivele të lartëcekura, ndryshe fëmijët tanë do mbesin mrapa me arritje që do i përcjellë tër jetën!

Mendoj që zgjedhja e vetme është të organizohet mësimi i ndarë në tri (3) ndërrime me orar të përgjysmuar dhe numër të ndarë të nxënësve, dmth, një nxënës një ulëse (bankë).

Është shumë e vështirë të mbahen nxënësit në distancë, sidomos kur është koha e pushimeve mes orëve.

Mirëpo duhet vigjilencë e shtuar, përcjellje, këshillim të vazhdueshëm nga mësimdhënësit.

Kjo lloj vijueshmërie e ndarë me ndërrime së paku për nxënësit e ciklit të ulët duhet zbatohet gjithësesi, dyshoj zgjedhje tjetër nuk mund të bëhet!

Njejtë dyshoj se duhet vepruar me gjitha nivelet e klasëve, ndryshe nëse nuk u angazhuan me shumë seriozitet mësimdhënësit nuk ka mundësi të ruhet distanca nga vet nxënësit!

Po nuk mundësohet të ruhet distanca, më mirë të mos fillohet fare se sa të rrezikohet!

Edhe në këtë formë nëse veprohet kuptohet se do ketë mospajtime mes mësimdhënësve, por dyshoj se nuk është koha të bëjmë matje kush, kur dhe si, të bëhen krahasime në këtë

“ gjendje të jashtëzakonshme”.

Në këso situata duhet lënë anash interesat personale, dhe duhet secili të jep kontributin maksimal, sepse fëmijët janë e ardhmja jonë…

Dihet gjithësesi masat parandaluese duhet zbatuar, maskat, dezinfektues në hyrje të secilës klasë, obligim mësuesit t’i detyrojnë nxënësit kohë pas kohe të i dezinfektojnë duart.

Higjenë të shtuar në shkollë nga stafi teknik në hapsirat e shkollës, banka, tavolina, tualete, dorëza të dyerve dhe në çdo hapësirë të shkollës!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *