Valon Totaj, zgjidhet  kryetar i Gjykatës së Apelit

        Prishtinë- Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e 286-të, të mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit. Totaj në këtë pozitë u zgjodh pasi mori votat e gjashtë anëtarëve të Këshillitraportojnë  mediat. Mandati i gjyqtarit Totaj në pozitën e kryetarit të Apelit fillon nga sot, pra  5 maji 2022 dhe është pesëvjeçar .Ndryshe, Komisioni Vlerësues ka rekomanduar për votim në Këshill edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, mirëpo të njëjtit nuk arritën të marrin votat e mjaftushme në Këshill për t’u zgjedhur në këtë pozitë. Gjyqtarët Hyseni, Qollaku dhe Idrizi morën nga një votë nga anëtarët e Këshillit. Kandidat për kryetar të Gjykatës së Apelit ka qenë edhe gjyqtari Kreshnik Radoniqi, tani edhe kryesues i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve .Komisioni Vlerësues me përbërje të anëtarëve Vilard Bytyqi,  Avni Mehmeti dhe Fahret Velija, më 4 prill 2022 ka intervistuar kandidatët, Hashim Çollaku, Nehat Idrizi, Zyhdi Haziri, Valon Totaj dhe Bashkim Hyseni, gjyqtarë këta që i kanë hyrë garës për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit, sipas konkursit të shpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës..Kujtojmë se KGJK më 28 qershor 2021 kishte shpallur konkursin për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit. Kryetari i sapozgjedhur i Apelit, Valon Totaj, që nga 20 shkurti i vitit 2018 ushtron funksionin e gjykatësit në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjatë viteve 2013-2018 ka punuar si gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren.