Varet nga pazaret në tavolinë se LDK-ja sa ofron dhe PDK-ja sa është e kënaqur me atë që i ofrohet
Afrim Rada jurist i diplomuar, lidhur me pyetjen se a mund të hyj PDK-ja në qeveri pohon;-‘’ Heqja e vijave të kuqe nga LDK ndaj PDK së dhe deklarimet se ofrimi i vetëm dy ministrive janë shumë pak për PDK bazuar në fuqinë politike që buron nga zgjedhjet e 06. tetorit 2019 dhe numri i deputetëve në parlament, janë mesazhe të qarta për gatishmërinë e PDK-s për hyrje në qeveri. Përkundër kritikave të ashpra për paaftësi dhe keqqeverisje të LDK-së dhe partnerëve qeverisës, se a do te hyjë PDK ja në ketë qeveri varet nga pazaret në tavolinë se LDK-ja sa ofron dhe PDK-ja sa është e kënaqur me atë që i ofrohet. Ajo që duhet të potencohet është se gatishmëria e PDK-së për hyrje në këtë koalicion qeverisës, për shtetin e Kosovës është e dëmshme nga shumë arsye : 1. do ti vazhdohet jetëgjatësia e qeverisë aktuale e cila dihet si ka ardhur dhe si është duke udhëhequr me shtetin, 2. do të kishim një qeverisje jo parimore, jo të shëndoshë dhe që nuk premton asgjë për qytetarët e Kosovës sepse do të funksiononte mbi parimet e pazarllëqeve dhe ligjit të ofertës së LDK-së dhe kërkesës së PDK-së, e jo në bazë të një programi qeverisës që premton stabilitet, zhvillim, prosperitet dhe mirëqenie dhe 3. do të kishim reprizën e një koalicioni të dështuar më herët LDK – PDK, kur vet partnerët treguan mosbesim për bashkëqeverisje.’’/qendrapress.com/