Vargje festive nga poetja;Blerina Tmava VESELAJ

NË PRANGAT E TUA

——————————————–

Ka kohë që më ke lidhur duart

Por nuk ankohem

Ndihem pak e zemëruar

Po me ty çdo herë lehtësohem.

 &    &  &

Më heq mallin e hidhërimin

Sa herë me ty shoqërohem

Mik më të mirë se ty nuk kërkoj

Je shoqërues i çdo kohe.

 &    &    &

Sa ëmbël tingëllojnë fjalët

Si melodi muzikore…

Kur shkarravis në fletët e bardha

Vallëzojnë shkronjat prore.

 &   &   &

E në pranga e tua rri

Të mërzitem s’e kam ndërmend

Shkrimi i ëmbël nga shpirti im

Për dashurinë gjithmonë rrëfen.

 &  &  &

E sa bukur radhiten fjalët

Shpirtin lehtas ma çlirojnë

Posi melodi e maleve

Dashurisë kur i shënoj.

———————————–

MALL

—————————–

Këto pika shiu sot që bien

Më kujtuan këto fjalë

“Ca pika shiu ranë mbi qelq.

Për ty unë befas ndjeva mall.”

 &  &  &

E unë mall ndiej përherë

Në çdo kohë në çdo varg

E pres shiun të qajmë bashkë

Mallin pak që ta mbaj larg.

&  &   & 

Por kur pikat e tij trokasin

Në dritare e në shpirtin tim

Mall, sa mall ndien i gjalli

A thua shuhet në amshim?

/www.QendraPress.com/