Vargje në vigjiljen e 15 Vjetorit te Pavarësisë nga –Qazim THAÇI
Legjenda në bronz
/Heroit Xhevat BERISHA/
Kur duhej në banka shkolle.
Nxënësit dije të zinin.
Në maje Pikëllime.
Xhevati maste me pëllëmbë dore.
Gjeografinë e At-dheut.
Ditën kur i duhej Kosovës
Ti jepej besa e At-dheut
Ti jepej besa e tokës
Xhevati trishtë e shihe robërinë
Andaj, vuri gjakun e tij në themele
Të kësaj kulle me emrin LIRI.
Legjenda që shpërndan
Rreze drite për lirinë
Ka emrin e Heroi trim që me laps
Pushkë e mendje kaliste ardhmërinë
E kësaj toke të zhuritur
Gjithkah qiellit të kaltër shoh buzëqeshjen tënde
Hero i tokës arbërore me emrin e atdheut
Bubullimë dashurie mbi legjendë
Herët ke shtrirë amanetin deri në Arbëri
Edhe atje ku flitej Arbërisht
Xhevat ,sot këmbëkryq si dikur në’’Shadërvan’’
I bëmë një rezyme kësaj pak lirie
Të harxhuar istikameve në betejat në Vërri.