Varianti i ri i coronavirusit është ‘më i rëndësishmi’ që është zbuluar deri më tani

0

                   Varianti i ri i coronavirusit është më i rëndësishmi që shkencëtarët e kanë zbuluar deri më tani, thotë një zyrtar i lartë shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.]Shkencëtarët kanë frikë se varianti – i njohur si B.1.1.529 – mund të jetë më i transmetueshëm dhe më i aftë për t’iu shmangur vaksinave, raporton bbc.Jenny Harries, shefi ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) thotë se “Ky është varianti më domethënës që kemi hasur deri më sot gjersa kërkime urgjente janë duke u zhvilluar për të mësuar më shumë rreth transmetueshmërisë, ashpërsisë dhe ndjeshmërisë ndaj vaksinës”.Ajo thotë se shkencëtarët po shqyrtojnë “çfarë veprimesh të shëndetit publik mund të kufizojnë përhapjen e B.1.1.529”. Mbretëria e Bashkuar po nxiton në kufizime të rrepta të udhëtimit për Afrikën e Jugut dhe pesë vendet fqinje për të ndaluar përhapjen e llojit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *