Varrezat e Dëshmorëve vendi ku ne përulemi i me përkushtim e kujtim të përhershëm

Festa e 17 Vjetorit ët Pavarësisë sot, edhepse moti ishte me reshje bore ishte përplot ku mijëra veteranë, familje dëshmorësh e aktistë e udhëheqës politikë, kryetari Totaj, nënkryetari Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi, pastaj udhëheqës të FSK-së policisë subjekteve politike e qytetarë dhe nxënës të shkollës së Landovicës bënë homazhe me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Me këtë rast kryetari Totaj, ka uruar këtë festë dhe tha se këtu është vendi ku ne përkulemi dhe është vendi ku duhet të përkujtohet lavdia e këtij vendi. Urojë që kjo festë të jetë festë e përgjithshme për të gjithë prizrenasit dhe gjithë kosovarët.  Antigona Bytyçi, me këtë rast tha se kjo është festa më madhore që duhet të përkujtojmë gjakun e dëshmorëve dhe gjakun e të rënëve.  Isa Berisha, kryetar i OVL-së me këtë rast ka uruar gjithë kosovarët që me këtë rast të gëzojnë festën e 17 vjetorit të Pavararsisë së Kosovës. Kësaj here pos shumë veteranëve e ish komandantëve morën pjesë edhe shumë kuvendarë e përfaqësuese të subjekteve politike nga Prizreni/QendraPress.com/