Varroset mësimdhënësja që dyshohet se u vra me sëpatë nga bashkëshorti 

                  Të shtunën iu dha lamtumira e fundit mësimdhënëses që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, një ditë më parë. S.G u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan. Viktima 63 vjeçare S.G., ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.Prokuroria Themelore dje informoi se ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cildyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar dje Prokuroria përmes komunikatës. /KP