Vatrat më të rrezikshme për përhapjen e virusit janë tubimet e më shumë personave, e dihet se ne kemi edhe mbi 40 nxënës nëpër klasa

0

      Ymer  Rogova  këshilltar  politik nga  AKR ,sa I përket shtyerjes së  Vitit të  Ri shkollor  pohon ;-“Primare është ruajtja e shëndetit t nxënësve dhe popullatës. Kompenzimi i orëve t humbura mund të bëhet gjatë vikendeve dhe duke i shkurtuar pushimet dimërore dhe verore

Edhe përkundër masave të marra nga qeveria, numri ditore i të infektuarëve dhe i të vdekurëve me covid 19 është mjaft i madh. Në dy javët e fundit, numri i vdekjeve nga virusi covid 19 ka qenë dy shifror, kurse i të infektuarëve rreth 200 mbrenda 24 orëve, shifra këto që janë shumë brengosëse thuajse gati alarmante. Fatmirësisht në ditët e fundit kemi një zvoglim të vogël të rasteve të reja dhe të vdekjeve, çka jep me shpresuar se nëse i respektojmë udhëzimet e ministrisë dhe ligjin  anti covid që e ka aprovue kuvendi, mund ta tejkalojmë këtë pandemi me përnasa globale.

Vatrat më të rrezikshme për përhapjen e virusit janë tubimet e më shumë personave, e dihet se ne kemi edhe mbi 40 nxënës nëpër klasa, e mundësia për me respektua distancën sociale në procesin mësimor,është e pa mundur duke u bazuar n hapësirat e objekteve shkollore dhe të numrit të kuadrit arsimor.

Vendimi për shtyerjen e fillimit të vitit të ri shkollor, sigurisht është bazuar në të gjitha këto që u ceken më lartë, si dhe në vlerësimin e ekspertëve të kësaj lëmie.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *