Vazhdojnë kërkimet për 4-vjeçarin që dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit
Janë duke vazhduar edhe sot kërkimet për 4-vjeçarin që dyshohet se ka rënë në zonën e kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë në Vushtrri.Nga Policia e Mitrovicës kanë thënë se kërkimet do të rifillojnë përsëri sot, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Policia njoftoi dje se rreth orës 18:30, kishte marrë informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmijën, por ato u ndërprenë mbrëmë për të vazhduar sërish sot. Rrethanat se si ka ardhur deri tek zhdukja e fëmijës nuk dihen ende. /Reporteri.net/