Vazhdojnë tollovitë për paraqitjen e testeve praktike për shoferë

0

           Pas vendimit të Ministrisë nga dje,pas  një  kohe të gjatë  për shkak të pandemisë  që i kishte ndaluar,  filloi pranimi i dokumentacioneve  nga kandidatët të cilët  i kanë dhënë provimet teorike, deh tash kanë mbetur  për të  kryer vetëm testin praktik kështu sot e dje dhjetëra persona presin në radhë për të paraqitur testet për patentë shoferë, në Prizren. Dje  në  Prishtinë   policia pati  intervenime  , kurse  në Prizren janë dhjetëra e qindra qytetarë  kanë  krijuar radhë  për ët paraqitur dokumentacionet. Ne lidhur me këtë  kemi  pyetur zëdhënësi e policisë  rajonale Shaban Osmanollaj se si  është  gjendja atje sa i përket radhëve , ai për Rtv ‘’Besa’’, ka  theksuar se  nuk kemi pasur asnjë  kërkesë  nga njësia e patentë shoferëve për  ndonjë rend  apo nevojë  të  intervenimit policor tha  Osmanollaj.Sot  syri i kamerës  së  Rtv ‘’Besa’’ ishte  dhe nga afër  ka marrë pamjet e  atjeshme.

Tani këto radhë  krijohen  për  faktin se  ka disa muaj   që me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ishte pezulluar paraqitja e provimeve për shkak të pandemisë, andaj numri i  atyre  që testet  teorike i kanë dhënë e ato praktike e nuk  kanë mundur ti japin është  bërë  bukur i madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *