Vazhdojnë vjedhjet, pronarja e një shtëpie në Prizren denoncon se hajnat ia morën 8 mijë euro

 

Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe para disa ditësh, në rrugën “Halim Spahiu” në Prizren, por që Policia është vënë në dijeni për rastin tek sot.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie, në kohën kur askush nga familjarët nuk ndodhej brenda, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit.

https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1 Rasti është denoncuar në Polici nga pronarja i shtëpisë, e cila ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda përmes dritares dhe kanë vjedhur 8 mijë euro para cash.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve.