Vazhdon aksioni “Brezovica”, arrestohen
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan, shkruan Reporteri.net.
Edhe Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se aksioni po vazhdon.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente edhe sot ka vazhduar hetime dhe veprime operacionale policore në tri rajone të Kosovës, që ndërlidhen me rastin “Brezovica””, thuhet në përgjigje.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria përmes një komunikate për media, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit./Reporteri.net/