Vazhdon gjendja e rëndë brenda Klinikës Infektive, 99% e pacientëve me variantin Delta

0

                           Brenda kësaj Klinike janë 118 pacientë që po luftojnë me Covid 19.Lufta më e vështirë me këtë sëmundje të rëndë infektive është për 105 prej tyre, të cilët po trajtohen me oksigjen e që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.Kështu ka bërë të ditur drejtori i klinikës Arben Vishaj për T7.Tutje Vishaj tregon që 99% e rasteve janë me variantin delta, variant ky që është më i rëndë se varianti Sarscov2.Gjendja sipas drejtorit është shumë serioze.Për shkak të gjendjes të cilën po e kalojnë pacientët e shtrirë brenda infektives dhe për shkak të mbushjes së shtretërve, të infektuarit po drejtohen në klinikat e tjera me Covid.Vishaj tutje tha që në kujdesin intensiv janë 12 respirator gjithsej në dispozicion. Kurse në këtë repart aktualisht ka 6 pacientë të shtrirë. Klinika Infektive mbetet qendra më e madhe mjekësore që ofron trajtim për pacientët me Covid 19 që nga fillimi i pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *