Vazhdon konkursi për policë të rinj

0

                                       Në Akademinë e Policisë në Vushtrri shumë të rinj shprehën interesimin për t’u bërë policë.Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj ka vazhduar. Pas testimit thanë se disa nga pyetjet kanë qenë logjike e disa matematikore. “Testimi ka qenë shumë i mirë, pyetjet kanë qenë logjike”, tha Rrustem Haxhiu, njëri nga kandidatët.Në anën tjetër, Hilmi Haxhi Fazliu, kandidat tjetër, tha se pyetjet ishin shumë të logjikshme.“I presim rezultatet, kishte shumë pyetje të logjikshme u koncentrojshe në një pyetje, dilke pyetja çfarë është e kundërta”, tha Hilmi Haxhi Fazliu.“Ishte test relativisht i mire, sidomos për neve të rinjëve që e kemi përfunduar shkollën e mesme edhe ata që kanë kryer fakultetin nuk isihn pyetjet shumë të vështira shpresoj të kalojmë”, tha Blendi Katana, kandidat.Për të ofruar siguri për qytetarët, janë motivet e të rinjve që konkurrojnë për policë.“Ka shumë arsyeje, pika e parë punë e mirë punë e shtetit, pika e dytë është mirë me qenë në shërbim të popullit se e kemi prioritet me i ndihmu qytetarëve”, tha Arbenit Krasniqi, një kandidat tjetër.Në mesin e 1500 personave të cilët vetëm sot i janë nënshtruar testimit me shkrim me dy orare, kishte edhe të nacionaliteti serb e që nuk deshën të prononcohen. Varësisht prej nevojave të dikastereve brenda Policisë së Kosovës, do të pranohen edhe ata të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara, kanë thënë nga Policia e Kosovës. Ndërkohë që për këto vende pune kanë aplikuar mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *