Vazhdon mot i paqëndrueshëm, edhe sot shi e intervale me diell

                     Të reshurat e shiut kohëpaskohe vazhdojnë edhedhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditës së martë. Deri në mesditë gradualisht pushojnë, duke mbetur më të lokalizuara. Pasdite më pas do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 21C e 23C, njofton Prishtina Weather.Më shumë intervale me diell pritet të kemi ditën e mërkurë, megjithëse orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që do të jenë më të izoluara përreth zonave malore.Nga dita e enjte sërish priten vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.  Temperaturat të mërkurën në rritje deri në 25C e 26C, e më pas në rënie deri në 17C.Bazuar në parashikimet e modeleve kryesore gjatë kësaj jave priten reshje të shumta shiu në vend, por dhe rajon, që rrisin rrezikun për vërshime apo përmbytje të shpejta.