Vazhdon shpërndarja e gjobave.
Me bazën ligjore te ligjit anti-COVID të votuar në Kuvendin e Kosovës, Policia ka vazhduar me ndëshkimin e qytetarëve të cilët nuk po respektojnë udhëzimet shëndetësore. 806 gjoba u shpërndanë të mërkurën.
Ndërsa për shkak të shkeljeve në komunikacion u shqiptuan 926 tiketa.
Gjatë njëzetekatër orëshit të fundit ndodhën 13 aksidente me të lënduar e 30 me dëme materiale.
Po ashtu u arrestuan 11 persona, shatë u dërguan në mbajtje e një në vuajtje të dënimit.