Vdekja e doktor Sherif Krasniqit ka krijuar zbrazëti profesionale është humbje e madhe.
Të enjten është mbajtur akademi përkujtimore nga Spitali i Prizrenit, kushtuar mjekut dhe veteranit të UÇK-së, Sherif Krasniqi. Pjesë e kësaj akademie të organizuar në amfiteatrin e UPZ “ UKshin Hoti”, ishin familjarë të mjekut të ndjerë, Sherif Krasniqi, përfaqëëues të shoqatave të dala nga lufta, kolegë e drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe të pranishëm të tjerë.
Drejtoresha e institucionit më të lartë shëndetësor në Prizren, Narqize Arënliu- Hoxha, tha se ndarja nga jeta e dr. Krasniqit, është një humbje e madhe për të gjithë ne, sepse humbëm një personalitet me virtyte të larta njerëzore, kombëtare e profesionale. Ajo tregoi se ditën e fundit të punës në spital, dr. Krasniqi kishte patur shumë angazhime deri sa nuk e godit nga sëmundja e cila për fat të keq ishte fatale për atë.
Sekretari i degës së OVL të UÇK në Prizren, Isa Berisha, dhe ish komandanti, Zafir Berisha, vlerësuan lartë figurën e dr. Krasniqit, mjekut që nuk kurseu asgjë nga vetja për lirinë e Kosovës.
Kolegët, Eqerem Shala dhe Hasan Arzoallxhiu, thanë se dr. Sherif Krasniqi, përveç se ishte një bashkëpunëtor i shkëlqyer dhe i respektuar, ai gjithmonë prioritet kishte shërbimin ndaj pacientëve.
Ndërsa në fund, djali Valoni, ka falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit, si dhe kolegët e babait të tij, që u përkujdesen maksimalisht për të ofruar tretman shëndetësor deri në momentet e fundit të jetës së tij.