Vdekje e dyshimtë në Prizren
Mbremë, është gjetur pa shenja jete një person i moshës 65 vjeçare në rrugën ” Xhon Harison”.Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Qendra e Emergjencës, ndërsa në vendngjarje ka qenë e pranishme Policia dhe si prokurori kujdestar.Trupi i pa jetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia rastin po e trajton si vdekje e dyshimtë