Vdes 11-vjeçarja në Shtime, ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt
Një 11 vjeçare në Shtime ka vdekur, pasi e njëjta ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një ndërtese.Këtë rast tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.“Sot rreth orës 14:35 në rrugën ‘Shaqir Tershani’ në Shtime një person i gjinisë femër D.M., e moshës 11 vjeçare, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati IV. Për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli për Klan Kosova. Veseli ka treguar se me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.“Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen””