Vdes 35-vjeçari nga Kosova në plazhin e Tales 

                              Një pushues nga Kosova ka vdekur në plazhin e Tales në Lezhë.Mësohet se 35 vjeçari nuk ishte ndjerë mirë pasi ishte futur për t’u larë në det.Ai është dërguar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës. Por për fat të keq pushuesi ka vdekur rrugës për në spital. Tashmë trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.