Vdes 8-vjeçari në Romajë të Hasit, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-vjeçar 
Një 8-vjeçar nga fshati Romajë i Hasit ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili po ashtu ka qartësuar se fëmijët ishin familjarë.Bytyqi ka thënë se fëmija ka ndërruar jetë pasi është goditur nga frezat e traktorit. Siç bëri të ditur ai, dy të miturit ishin duke punuar arën në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik. “Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, ka Bytyqi.