Vdes aktori Rasim Thaçi-Cima, po luftonte për ta mundur Coronavirusin
Ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi-Cima
Lajmi është i ditur nga familjarët e aktorit. Aktori i njohur kosovar ka disa ditë që po luftonte me koronavirusin. Për të para disa ditëve ishte kërkuar palcë e gjakut, derisa vetë aktori kishte folur nga Klinika Infektive ku ishte i shtrirë duke bërë thirrje për kujdes dhe ruajtje të shëndetit të secilit qytetar. Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike. Kujtojmë se mbrëmë ndërroi jetë nga Covid-19 edhe aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti. Ahmeti vdiq në moshën 46 vjeçare