Vdes fëmija që u godit dje nga vetura në Korishë të Prizrenit, derisa ishte në biçikletë.
Një fëmijë ka vdekur mbrëmë pas mesnate në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ishte shtrirë aty dje, shkaku i goditjes nga një veturë derisa ishte në biçikletë bashkë me një fëmijë tjetër. në Korishë të Prizrenit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas aksidentit të dy fëmijët pësuan lëndime trupore, njëri prej tyre u hospitalizua në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK, i cili vdiq mbrëmë në ora 01:28.
“Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.