Vdes gazetari ,shkrimtari ,dramaturgu dhe ish veterani i UÇK-së Haqif Mulliqi
Haqif Mulliqi, gazetar dhe dramaturg, ish veteran i UÇK-se ka ndërruar jetë, të martën e 25 korrikut. Lajmin e ka kumtuar Getoarbe Mulliqi, vajza e tij.Ajo në Facebook ka shkruar se për ceremoninë e varimit do të japin detaje më vonë.
”Babi na la. Dashnise tone ma te madhe iu ndalen dhimbjet, per ne ka fillu neve dhimbja e perjetshme. Per detajet e ceremonise, ju njoftojme me vone”,
Aqif Mulliqi redaktor gazetar shkrimtar e dramaturg .Duke e parë se dramaturgjia shqipe e Kosovës, veçmas ajo e fillimshekullit XXI, e vuan krizën e produksionit, çdo botim i një vepre dramatike përbën në vete një ngjarje kulturore në vendin tonë.
Kjo krizë e prodhimit vërehet në numrin e vogël të botimeve të teksteve letrare dramatike, por edhe në inskenimin e paktë të dramave vendore në teatrot kosovare.
Por, ka autorë që në këto vite kanë qenë prodhimtarë në fushën e dramaturgjisë.
I tillë është Haqif Mulliqi, autori dhe dramaturgu më i botuar dhe ribotuar në historinë e dramës shqiptare, si dhe më inskenuari në skenat teatrore shqiptare.
Mulliqi na vjen me një komplet të krijimeve të tij dramatike, në të cilin i ka përfshirë një sërë dramash, siç janë: Sistola, Si e mposhta Musolinin, Trenat, Gjakova, një luftë ndryshe dhe Një përkujtim në kafe-teatër.
Edhe pse në këtë komplet janë të përmbledhura veprat ndër më kryesorët të opusit të këtij autori, ai nuk e përmbledh tërë krijimtarinë dramaturgjike të Haqif Mulliqit, meqë në të nuk janë disa nga dramat që janë inskenuar dhe kanë ngjallur interesimin e publikut, si ta zëmë Një varr për majorin e mbretit, Parfumeria, Kosowars, Katër epoletat, etj.Sistola shfrytëzon mitin e Gjergj Elez Alisë për ta krijuar dramën tragjike të dhunës që mund ta ushtrojë një pushtim i pamëshirshëm mbi të pushtuarit, të cilëve pos që ua shkatërron qytetin ku ata jetojnë, ushtron edhe diktat të papërshkrueshëm, duke tentuar që atyre t’ua ndalojë jo vetëm mendimin, por edhe heshtjen.Si e mposhta Musolinin është një dramë komike që shpërfytyron pushtimin mashtrues dhe njeriun e mashtruar prej tij, i cili i yshtur nga nevojat e tij ekzistenciale bëhet besniku më i devotshëm i ideologjisë së pushtuesit, pa e njohur e as pa e kuptuar atë.Trenat, për nga ana tematike, është më e ndjeshmja në kuadër të këtyre pesë dramave, meqë në të pasqyrohen pasojat e dhunimit të gruas në sy të burrit dhe maltretimit të tij në sy të gruas.
Kjo dramë është një rentgen shpirtëror i krajatave të një çifti të traumatizuar.Trenat, si syzhe, ngjan në dramën Duke pritur Godonë të Samuel Beketit, meqë nëse Vladimiri dhe Estragoni të dramaturgut irlandez presin Godonë, Vini dhe Veni të dramaturgut shqiptar e presin “trenin” dhe“trenat” për ta shpëtuar frymën e tyre. Pra, të dyja i karakterizon shpresa për t’u liruar nga ankthi i pritjes së mërzitshme.Gjakova, një luftë ndryshe është po ashtu një dramë tragjike, ku raporti mes rrëmbyesit (Policit serb) dhe robit të tij (Doktorit) është një raport çnjerëzor, sepse dhunuesi e trajton mirë viktimën jo për shkak të humanitetit të tij, por për shkak të nevojës së tij urgjente (nuk ka mjek tjetër në kohë lufte, që do t’i ndihmojë në lindjen e gruas së tij). Kjo dramë paraqet një fatkeqësi shqiptare, të pasqyryuar përmes një njeriu, ngaqë Doktori derisa ndihmon në lindjen e një fëmije, nuk e di në i ka gjallë apo jo fëmijët e tij.