Vdes gjinekologu i njohur Zulqefir Jonuzi
Njoftimet e fundit bëjnë me dije se ka ndërruar jete gjinekologu i njohur Zulqefir Jonuzi .i cili gjatë veprimtarisë së tij profesionale ka lënë vepra të mira.Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e specialistit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, Zulqefir Jonuzi.OMK njofton se Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve si mjek i përgjithshëm në Dragash, deri në vitin 1988 e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit si specialist i Gjinekologjisë dhe Obestrikës deri në pensionimin e tij.
Njoftimi i plotë i OMK-së:
Ndahet nga jeta Dr. Zulj?efir Jonuzi, 07.11.1955- 09.12.2022.Dr. Jonuzi me prejardhje nga fshati Rapçë, Dragash ishte specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës.Në vitin 1980 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në vitin 1903, në Fakultetin e Mjekësisë, në Beograd.Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve si mjek i përgjithshëm në Dragash, deri në vitin 1988 e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit si specialist i Gjinekologjisë dhe Obestrikës deri në pensionimin e tij.Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./www.qendrapress.com/