Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Hasani

0

Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Hasani.Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë se, Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj.I ndjeri përgjatë luftës kryente detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë.

Postimi në Facebook:Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hasan Hasani nga Smolica.Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nderë detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë.Ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Baci Hasan u prehtë në paqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *