Vdes nga Covid-19, ish zyrtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

0

Ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha, njofton Insajderi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, kolegu i tij, Bashkim Perçuku, në rrjetin e tij social Facebook.

Në njoftimin e Perçukut shprehet pikëllimi për vdekjen e Shefqet Berishes, njëherit dhe i shprehet ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në nga fillimi i pandemisë Covid-19, edhe shumë zyrtarë shtetëror janë prekur nga ky virus, e si pasojë një pjesë e tyre e kanë vdekur, e në mesin e tyre edhe Shefqet Berisha, si ish zyrtar i Gjykatës Kushtetuese.

Këto  dy ditë, në Kosovë ka pasur numër të madh të vdekjeve nga Covid-19, duke shkuar numri në 32.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *