Vdes nga Covid-19 zëvendësministri i Bujqësisë Nehat Ramadani
Ka ndërruar jetë një nga zëvendësministrat e Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës, njofton Insajderi.Nehat Ramadani nga Komuna e Gjilanit ka ndërruar jetë sot, si pasojë e infektimit me COVID-19.Ramadani kishte drejtuar disa poste të rëndësishme edhe më parë, e një prej tyre ishte edhe në drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan.Nehat Ramadani është edhe një nga viktimat e Coronavriusit, në kuadër të komunës së Gjilanit, komunë kjo e cila pati një numër të madh të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e këtij virusi