Vdes nga koronavirusi zyrtarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë
Referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Braçaj ka ndërruar jetë. Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Në media raportohet se e njëjta ka vdekur nga koronavirusi.
Njoftimi i plotë:
E nderuara familje Baqaj,
I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë.Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë. Prehu në paqe!Me respekt! Gjykata Themelore Gjakovë