Vdes një 65 vjeçar në një motel në periferi të Prishtinës

0

                             Një i moshuar ka vdekur sot në një nga motelet në periferi të Prishtinës. Rasti për Reporteri.net është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për Reporterin, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Prugovc të Prishtinës. “Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë.Borovci konfirmoi se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë më tutje ai.Ndërkohë në media raportohet se i ndjeri ka qenë në një motel në momentin që ka ndërruar jetë. Raportohet se viktima është  65 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *