Vdes një grua në Malishevë, familja dyshon te vaksina anti-COVID

0

Një grua në Malishevë ka ndërruar jetë, ndërsa familja e saj po dyshojnë se shkak i vdekjes së saj është vaksina anti-COVID.Rreth orës 17:00, të enjten trupi i viktimës është dërguar nga familja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – më pas është njoftuar edhe policia.Lajmin për Insajderi.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë.“Sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por ne kontakt me familjaret e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina Anti Covid-19 te cilen viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë”, deklaroi Gjurkaj.Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda.Trupi i pa jetë i viktimës merret nga instituti i Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë për obduksion.Hetimet po vazhdojnë, njofton Policia. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *