Vdes një punëtor në vendin e punës në një gurthyes në Suharekë

Suharekë- N.M (51-vjeç) dyshohet se ka vdekur në vendin e punës në një gurthyes në Studençan të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marrë informatën se në emergjencën në Suharekë është sjellë një person pa shenja jete. Të gjitha njësit kompetente të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren. Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Viktima është N.M.51 vjeq nga Prizreni”, tha Shaqiri.

I njëjti shtoi se pasi është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim